BotaLajme

Iu kap drogë me vlerë 8 milion euro në dhomën e vajzës, dënohet me 8 vite burg shqiptari në Itali

ITALI- Një 38-vjeçar shqiptar i arrestuar më 19 janar me një sasi të madhe droge me vlerë 2 milionë euro, përfundoi me një dënim prej 8 vitesh e 8 muajsh.

Sipas mediave italiane, shqiptari, i mbrojtur nga avokati Massimiliano Orrù, kishte përfunduar në pranga pas një aksioni nga karabinierët e Bellaria-s, si i dyshuar për trafikun e lëndëve narkotike. Pas disa sinjalizimeve oficerët e policisë trokitën në derën e 38-vjeçarit së bashku me qenin antidrogë për një kontroll banese.

Ishte pikërisht nuhatja e këtij të fundit që në një dollap në kuzhinë u gjetën dy kilogram kokainë të mbushur me vakum dhe një kilogram marihuanë. Tashmë i kaput në flagrancë 38-vjeçari nuk mund të mos i çonte hetuesit në vendet e tjera të fshehjes së drogës.

Shqiptari nxori nga i njëjti dollap një valixhe me 6 kilogramë marijuanë të ndarë në disa blloqe, më pas ai i çoi karabinierët në dhomën e gjumit të njërës prej vajzave, duke treguar me gisht një mobilje, brenda, në një çantë të madhe pazari, u shfaqën 13 kilogramë kokainë të tjera, 200 gramë hashash dhe një peshore precize. Në një çantë tjetër që përdorej për grumbullim të veçantë, u shfaqën edhe 13 kilogramë lëndë prerëse, të ndara në thasë me nga një kilogram secila. Në total, karabinierët kishin sekuestruar 35 kilogramë drogë me vlerë prej 2 milionë eurosh nëse do të shitej në tregun e zi. Sipas hetuesve të Armës, shqiptari do të mbante ngarkesën e drogës për llogari të bashkatdhetarëve të tjerë dhe shtëpia e tij do të përdorej si depozitë e përkohshme.

Show More

Related Articles

Back to top button