LajmeRajon

Kryeparlamentari i Kanadasë në seancë plenare/ Shqipëria ndihmoi në stabilizimin e rajonit

Kryetari i parlamentit të Kanadasë Antony Rota, ka marrë pjesë në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Rota theksoi se Shqipëria ka përforcuar marrëdhëniet me fqinjët dhe se ka ndihmuar në stabilizimin e rajonit.

Ai gjithashtu u shpreh se Shqipëria dhe Kanadaja janë angazhuar në shumë çështje dhe kanë thelluar bashkëpunimin e tyre.

“Kanadaja dhe Shqipëria kanë mundësi për të bashkëpunuar. Barazia gjinore fuqizimi i grave janë të rëndësishme. shetet që mendojnë njësoj duhet të punojnë bashkë. Si parlamentar ndjej tronditje por edhe admirimin se si kolegët tanë në Ukrainë sapo mbarojnë seancën rrokin armët për të mbrojtur territorin. Ukraina po mbron lirinë dhe shembulli i tyre duhet të shërbejë për të gjithë ne.

Kanadaja ka qenë shumë e angazhuar në këtë çështje. Hapi i parë për të gjetur paqe është dialogu. Kanadaja dhe Shqipëria vendosën lidhje diplomacie, vendi juaj ndihmoi në stabilizimin e rajonit. Shqipëria ka punuar fort për të përforcuar marrëdhëniet me fqinjët, me nismën ‘Open Balkan’. Kemi plot gjëra për t’u krenuar”, tha ai.

Show More

Related Articles

Back to top button