LajmeMaqedoni

Prej sot fillon pagesa e 3000 denarëve shtesë për kategorinë sociale

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale informon opinionin se prej sot, ka filluar pagesa e ndihmës sociale shtesë prej 3000 denarëve të cilat do t’u ndahen 36 mijë familjeve të cilët janë shfrytëzues të ndihmës minimale sociale, me qëllim më lehtë të menaxhojnë krizën, njofton Zhurnal.

Kjo masë është pjesë e rebalansit të buxhetit, ku është paraparë pagesë prej 3000 denarëve për amvisëritë të cilët janë shfrytëzues të ndihmës sociale. Për këtë qëllim, Qeveria ka ndarë rreth 40 milion euro.

Show More

Related Articles

Back to top button