LajmeMaqedoni

Mariçiq: RMV-ja mori raport vjetor pozitiv nga KE-ja për vitin 2022

“Maqedonia e Veriut dje mori raport vjetor pozitiv të KE-së për vitin 2022. Kemi reforma të qëndrueshme, përparim të njohur dhe mundësi të reja janë përpara nesh”, tha zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, në konferencën e sotme të përbashkët për shtyp me ambasadorin evropian David Geer me rastin e raportit të marrë nga Komisioni Evropian.

Sipas zv.kryeministrit Maqedonia më mirë qëndron në rajon në grupin e vlerave themelore, që është më i rëndësishmi për dinamikën e negociatave por edhe në grupin e resurseve, bujqësisë dhe kohezionit.

Ndërsa euroambasadori Geer për punën e Kuvendit tha se duhet të përkufizohet procedura për ligjet e reja sepse shumica e ligjeve nuk janë sjellë.

I pyetur rreth hapjes së shoqatave bullgarëve, Geer tha se ky vend ka histori të mirë të respektit për komunitetet pakicë dhe se MPJ-ja e bëri të qartë se kufiri ishte kapërcyer./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button