LajmeRajon

Ambasadorja e BE: Kundër “pasaportave të arta” dhe amnistisë fiskale

Ambasadorja e BE në Tiranë, Christiane Hohmann i dorëzoi sot qeverisë shqiptare progres raportin e KE-së.

Hohmann gjatë fjalës së saj, vuri theksin në vijimin e reformave në vend, teksa theksoi se Shqipëria do të jetë gjithnjë e më shumë në monitorim nga BE.

Pyetur nga gazetarët, ambasadorja ka dalë kundër “pasaporta të arta”, duke sjellë se si vende të unionit që kanë ndjekur në procedurë të tillë janë ndëshkuar duke u paditur në gjykatën e drejtësisë së BE.

“Sigurisht që BE respekton sovranitetit e cilido shtet për të vendosur për skemat e nënshtetësisë, por duke pasur parasysh realitetin dhe luftën në Ukrainë, do të vinte në pah disa rreziqe, e dini që në mars KE u rekomandoi shteteve anëtare që t’i jepte fund skemave të këtij lloji, javën e shkuar një shtet anëtarë i padit në gjykatën e drejtësisë së BE për shkelje të kësaj dispozite dhe secili shtet do duhet të marrë vendimin”, tha ambasadorja.

Po ashtu përsa i përket amnistisë fiskale, nismë e propozuar nga qeveria shqiptare, Hohmann e ka cilësuar si një rrezik për pastrimin e parave.

“Më lejoni të citoj atë që thotë raporti Miratimi i një amnistie tatimore penale kundër këshillave të BE dhe Manyval mund të vërë në rrezik këtë fushë dhe atë të pastrimit të parave”, tha ambasadorja.

Kujtojmë se qeveria shqiptare ka marrë përsipër realizimin e 2 nismave, e para për të ashtuquajturat “pasaportat e arta”, që kanë të bëjnë me dhënien e pasaportës shqiptare për shtetas të huaj dhe të pasur që duan të investojnë në Shqipëri, e ndërsa amnistia fiskale ku i lejohet një personi të deklarojë deri në 2 milionë euro pasuri, që deri më tani e ka pasur të padeklaruar dhe t’i njihet kjo si një pasuri e ligjshme pavarësisht burimit të këtyre të ardhurave. 

Show More

Related Articles

Back to top button