LajmeMaqedoni

SHTOHET PRESIONI NDAJ XHAFERIT: Interpelanca bashkon opozitën!

Për dallim nga Aleanca për Shqiptarët, e cila ende nuk ka marrë vendim, Lëvizja BESA do të mbështesë interpelancën kundër kryeparlamentarit, pasi sipas tyre, “ai nuk ka kredibilitet për të kryer detyrën”, pas incidentit kur kryeparlamentari mbylli dyert në sallën e ku mbahen seancat

Xhenur ISENI

Shkup, 28 maj – Në Parlament assesi punimet e seancave të ecin me seriozitetin e duhur. Problemet e shumta që ka pas Parlamenti me mos pasje të kuorumit, probleme me mosfunksionimin e komisioneve si trupa ndihmëse të Parlamentit si dhe bllokimi i punës nga VMRO- DPMNE kanë ndikuar që në Parlament të krijohen situata dramatike me tensione te shumta. Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së do të paraqesin interpelancë për kryeparlamentarin, Talat Xhaferi për shkak të sjelljes së tij autokrate me deputetët kohës së fundit, paralajmëroi koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski. “Pas ditës së djeshme në të cilën ne deputetët u mbyllëm në seancën plenare me urdhër të Talat Xhaferit tashmë është e qartë si kristali se Parlamenti më nuk është institucion demokratik por institucion i robëruar nga një autokrat i cili ia lejon vetes të sillet sikurse Parlamenti të jetë pronë private, duke mos respektuar asnjë Rregullore dhe para së gjithash shkel të drejta themelore të njeriut”, deklaroi dje Micevski. Ai ju bëri thirrje deputetëve të LSDM-së t’i bashkohen dhe bashkërisht t’i thonë “ndal” Talat Xhaferit, i cili çdo ditë gjithnjë e më shumë e rrënon dhomën ligjdhënëse.

Ish deputeti, Zudi Xhelili thotë se problemet që ka pasur parlamenti kohës së fundit kanë ndikim që edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi ka reaguar në mënyrë euforike, duke bëra disa gabime radhazi. “Sjellja despotike e njërit nga të barabartit me të gjithë deputetët tjerë, fyerja e të punësuarve në kuvend dhe mbyllja e sallës së kuvendit kanë nxjerr në sipërfaqe dukuri shumë negative për Institucionin më të lartë në vend siç është Kuvendi. Kjo situatë si shumë situata tjera mund të injorohet nga shumica e brishtë parlamentare, por pasojat e mos funksionimit të përgjegjësisë morale do t’i ndjejmë të gjithë, për këtë rast si dhe për shumë raste të tjera më tragjike që na kanë ndodhur në këtë shtet”, thekson Xhelili.

Ndonëse Aleanca për Shqiptarët në vazhdimësi ka shpreh dilemat dhe vërejtjet e saja rreth udhëheqjes së Parlamentit nga ana e kryeparlamentarit Talat Xhaferi, akoma nuk ka një përgjigje konkrete nëse do të mbështesin apo jo nismën e VMRO-DPMNE-së për interpelancë ndaj Xhaferit. Deputeti i kësaj partie Elmi Aziri në një paraqitje televizive tha grupi parlamentar i ASH-së do të diskutoj rreth kësaj çështje dhe më pas do të marr një vendim konkret. “ASH-ja në vazhdimësi ka qenë në një far forme, në një presion ose tendencë që të jetë e bojkotuar, të shmanget nga opinioni publik nga ana e kryetarit të parlamentit. Opinioni është njoftuar edhe e ka parë në mënyrë vizuale debatet dhe përplasjet e vazhdueshme të koordinatores së grupit tonë parlamentar zonjës Ilire Dauti me kryetarin e parlamentit, Talat Xhaferi, për shkak të një tendence për të vendosur gisht edhe mbi të drejtën e fjalës, për tu mohuar e drejta e fjalës edhe ndaj deputetëve të Aleancës për Shqiptarët, zhvendosja e deputetëve të ASH-së gjithnjë kah fundi, siç e kemi rastin me institucionin pyetjet e deputetëve. Ne jemi parti opozitare dhe mbi bazën e këtij pozicioni tonë, ne do të diskutojmë në grupin tonë parlamentar dhe do të marrim një vendim të caktuar”, deklaroi Elmi Aziri, deputet i ASH-së.

Për dallim nga Aleanca për Shqiptarët e cila ende nuk ka marrë vendim, Lëvizja BESA do të mbështesë interpelancën kundër kryeparlamentarit, pasi sipas tyre ai “nuk ka kredibilitet për të kryer detyrën”, pas incidentit kur kryeparlamentari mbylli dyert në sallën e ku mbahen seancat. “Talat Xhaferi padyshim që nuk ka kredibilitet për të kryer detyrën e kryetarit të pas ngjarjeve të fundit. Deputetët e Lëvizjes BESA do ta mbështesin interpelancën, por më e rëndësishmja është që shumica qeverisëse ta kuptojë se po e udhëheqë vendin në mënyrë të gabuar dhe prandaj duhet të shkojmë sa më shpejt në zgjedhjet parlamentare”, ka deklaruar për mediat vendore, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. Më herët edhe partia “E Majta” ka njoftuar se Xhaferi ka kryer krim dhe se do ta mbështesin interpelancën. (koha.mk)

Show More

Related Articles

Back to top button