SERBI- Ngjarje e rëndë në Serbi. Të paktën 10 persona kanë mbetur të plagosur dhe disa të tjerë raportohen të vdekur në një aksident të ndodhur mëngjesin e sotëm në Ovçar Banjë.
Sipas mediave vendase, një urë e vjetër e varur mbi Zapadna Moravë, është shembur papritur duke shkaktuar rrëzimin e dhjetëra turistëve që ndodheshin mbi urë në ato momente.
Bëhet fjalë për një grup turistësh nga Republika Srpska, kryesisht nga Zvorniku, të cilët po kalonin urën pranë Manastirit Jovanje.
Ura u shemb nga pesha dhe si pasojë e kësaj ajo u rrëzua kur mbi të ndodheshin mbi 20 persona, të cilët kanë rënë në lumin e fryrë nga shirat e fundit.
Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar ndërkohë që jozyrtarisht thuhet se disa prej turistëve kanë ndërruar jetë të mbytur në lumë.