Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, tha se Kosova e ka humbur një mundësi për liberalizimin e vizave, mundësi kjo që ishte në vitin 2016.
Çitaku tha se mosvotimi i demarkacionit në kohë me Malin e Zi ka bërë që Kosova ta humbë mundësinë e liberalizimit të vizave.
Sipas saj, tanimë liberalizimi i vizave po përdoret nga Bashkimi Evropian si instrument disiplinues politik.
“Liberalizimi i vizave po përdoret nga BE’ja si instrument disiplinues politik. Ne e kemi pasur një rast që e kemi humbur në vitin 2016, ku me kryeneçësi dhe me hapa para politik sabotuam vet vetën, duke mos e votuar demarkacionin në kohën kur ishim në tren, pra ishim në vijë të mbarë për të marrë liberalizimin e vizave”, tha Çitaku në T7.
“Ajo mundësi u humb, dhe tani liberalizimi i vizave po përdoret si instrument disiplinues politik”, tha tutje ajo.