BotaLajme

Putin i drejtohet Macron dhe Scholz: I gatshëm të diskutojmë për eksportin e grurit të Ukrainës

Gjatë një bisedë me presidentin Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, Putin tha se Rusia është e gatshme të diskutojë të gjitha mënyrat për të eksportuar grurin nga portet e Detit të Zi, shkruan skynews.

Putin gjithashtu informoi të dy liderët se Rusia ishte e gatshme të rriste eksportin e plehrave dhe produkteve bujqësore nëse do të hiqeshin sanksionet e vendosura ndaj vendit. Bllokada e porteve të Ukrainës nga Rusia ka penguar eskportin e grurit, një produkt kryesor eksportues i të dy vendeve.

Gjatë kësaj jave, Sekretarja e Jashtme Liz Truss akuzoi Putinin se po kërkonte të shantazhonte botën përmes bllokadës ndaj eksporteve të grurit ukrainas.

Është krejtësisht e tmerrshme që Putini po përpiqet të shantazhojë botën dhe ai në thelb po përdor urinë si armë. Ne thjesht nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë. Putini duhet të heqë bllokadën ndaj grurit ukrainas,” tha Truss gjatë një vizitë në Bosnjë.

“Ajo që ne nuk mund të bëjmë është heqja e sanksioneve, pasi çdo lehtësim i sanksioneve thjesht do të zgjasë më shumë luftën,” përfundoi Truss./abcnews.al/

Show More

Related Articles

Back to top button