BotaLajme

Ukraina merr raketa anti-anije Harpoon nga Danimarka dhe raketa vetëlëvizës nga SHBA

Ukraina ka filluar të furnizohet me raketa anti-anije Harpoon nga Danimarka dhe raketa vetëlëvizëse nga SHBA, tha sot ministri i mbrojtjes i vendit Oleksiy Reznikov.

Z. Reznikov tha se raketat Harpoon do të operojnë së bashku me raketat ukrainase Neptun në mbrojtjen e bregdetit të vendit, duke përfshirë portin jugor të Odesës.

Ai tha se furnizimet e raketave Harpoon ishin rezultat i bashkëpunimit midis disa vendeve, duke shtuar se dërgesat nga Danimarka u bënë “me pjesëmarrjen e miqve tanë britanikë”. 

Ministri ukrainas tha gjithashtu se Ukraina është furnizuar dhe me artileri të rëndë, duke përfshirë obusët vetëlëvizës M109 të modifikuar të prodhuar nga SHBA, që ushtria ukrainase do t’i përdorë për të goditur objektivat në distanca të largëta. 

Në një mesazh në Facebook, Reznikov shkruan:

“Mbrojtja bregdetare e vendit tonë nuk do të forcohet vetëm nga raketat Harpoon, por ato do të përdoren nga ekipe të trajnuara ukrainase”.

Show More

Related Articles

Back to top button