LajmeMaqedoni

Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

Pak minuta para mesnatës, një tërmet është regjistruar 135 km në jug-lindje të Shkupit, me origjinë nga zona epiqendrore Gjevgjeli – Gumendzë. Nga rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftojnë se tërmeti ishte me magnitudë 2.0 sipas shkallës Rihter.

“Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti ka ndodhur në orën 23:56 me magnitudë lokale Rihter ML2.0 dhe intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane. Tërmeti është ndjerë nga popullata në Bogdanci, Gjevgjeli dhe rrethinë”, bëjnë të ditur autoritetet.

Show More

Related Articles

Back to top button