LajmeMaqedoni

ASH në Qeveri? Osmani tani është koha për bashkëpunim!

A do të ketë ftesë që Aleanca për Shqiptarët të bëhet pjesë e Qeverisë? Ministri i Punëve të Jashtme, njëherë edhe zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani tha se nuk mundet të paragjykoj, por që sipas tij, tani është koha për bashkëpunim më të afërt mes partive politike.

“Nuk mund të paragjykoj se çfarë do të jenë bashkëpunimet konkrete në periudhën në vazhdim, megjithatë se koha kërkon koordinim më të afërt mes partive politike del nga kriza energjetike, kriza ekonomike, procesi i skriningut, reformat për Bashkimin Evropian kërkojnë bashkëpunim më të afërt, a do të thotë kjo ndonjë bashkëpunim formal, nuk mund të paragjykoj në këtë moment deri sa po flasim, në këtë moment po e shpiegoj kontekstin se tani është koha për bashkëpunim më të afërt”, tha mes tjerash Osmani.\Almakos\

Show More

Related Articles

Back to top button