LajmeMaqedoni

Një ditë para sezonit të ngrohjes, EMV mori licencat për energji termike

Bislimovski: Qytetarët mund të përballen me probleme ditët e para

Një ditë para fillimit të sezonit të ngrohjes, kompania EMV ka marrë licencat për prodhimin, distribuimin dhe furnzimimin e energjisë termike. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Komisionit Rregullator të Energjetikës, i cili ka shqyrtuar licencat e EMV-së. Pas mbledhjes, kryetari i komisionit, Marko Bislimovski tha se me dhënien e këtyre licencave, janë përmbushur të gjitha parakushtet për fillimin e sezonit të ngrohjes në qytetin e Shkupit, i cili fillon më 15 tetor.

“Licenca për prodhimin energjisë termike, në përputhje me vendimin e Qeverisë është dhënë deri në 30 prill, 2023. Licenca për distribuim të energjisë termike është dhënë në periudhë për 35 vite, ai është afati maksimal sipas ligjit të energjetikës dhe licenca për furnizim me energji termike i është dhënë për një afat maksimal prej 10 vitesh”,deklaroi Marko Bislimovski, Kryetar i KRRE-së.

Ai shtoi se, të gjitha kriteret që kanë qenë, do të mbesin edhe më tej, përkatësisht temperatura do të mbetet 21 gradë celsius.

“Sezoni i ngrohjes do të fillojë me ekipim të mirë dhe pritjet tona janë që në ditët e para kur të fillojë lëshimi i ngrohjes në banesat në qytetin e Shkupit është e zakonshme të ketë probleme të caktuara. Me këtë, ju bëj thirrje qytetarëve gjithashtu edhe EMV, qytetarët para së gjithash të kenë durim, sepse sipas përvojave tona që i kemi në 10-15 vitet e fundit, problemi më i madh në mosdërgesën në ditën e parë të sezonit të ngrohjes është ndërprerje e rrymës në nënstacionet për energji termike në ndërtesat për shkak të mospagesës së faturave”,deklaroi Marko Bislimovski, Kryetar i KRRE-së.

Kujtojmë se paraprakisht, kompania BEG humbi tri licencat që i kishte për ngrohje. Edhe pse, momentalisht, shteti ka furnizuar gaz vetëm për dy javë, autoritetet janë të bindur se do të ketë ngrohje qendrore. Sipas Bislimovskit, shteti bën përpjekje serioze që të gjejë gaz natyror me çmim i cili do të ishte më i ulët nga ai momental. Sipas të dhënave, rreth 60 mijë amvisëri në Shkup përdorin ngrohje qendrore./KlanMacedonia/

Show More

Related Articles

Back to top button