LajmeMaqedoni

Komuna e Tetovës para kollapsit, punëtorët pa rroga

Askush nuk e ka menduar se për një vit komuna e Tetovës në krye me Bilall Kasamin do të ndodhet para kollapsit total. Gati gjysma e muajit ka kaluar punëtorët e komunës së Tetovës ende nuk kanë marrë rroga për shkak të keqmenaxhimit të komunës nga Kasami.

Punëtorët ankohen pasi kanë nis të aktivizohen kamatat në bankat që kanë edhe kredite.

“Ende rrogë nuk ka, çdo ditë na thirrin nga bankat për kreditet dhe kanë nisur të aktivizohen edhe kamatat” thotë për TS një punëtor i cili nuk dëshironte ti shkruhej emri.

Nga ana tjetër siç mëson TS, me vendim të Gjykatës Themelore të Tetovës është bllokuar limiti për menaxhim me llogarinë e komunës për shkak të borxheve që çdo ditë po rritet ku si pasojë e ndalimit të limitit komuna mund të vij deri në kollpas për tre vitet e ardhshme.

TS ka dërguar pyetje deri te komuna e Tetovës se çka do të thotë ndalimi  i limitit dhe cilët janë pasojat e kësaj, por gati tre ditë nuk kemi marrë përgjigje nga komuna e Tetovës.

Show More

Related Articles

Back to top button