LajmeMaqedoni

Deputeti Halil Snopçe, mori pjesë në takimin e liderëve të rinj të organizuar nga Parlamenti Evropian në Bruksel

Deputeti Halil Snopçe, prej datës 10-14 tetor mori pjesë në takimin e liderëve të rinj të organizuar nga Parlamenti Evropian në Bruksel, për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Në kuadër të takimit tre ditor pati rastin të merr pjesë në diskutimin e disa tematikave të ndryshme që kishin të bëjnë me temën “krimi si pasojë e urrejtjes”. Deputeti Snopçe në kuadër të këtyre sesioneve foli për rastet e ndryshme të diskriminimit që kanë të bëjnë me krimin e urrejtjes. Përmendi shembuj konkret në lidhje me krimin e urrejtjes të lidhur me çështjet fetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Poashtu, ai foli edhe për krimin e urrejtjes bazuar në aspektin etnik, në aspektin edukativ, krimin e urrejtjes në aspektin gjinor dhe lloje të tjera të krimit të urrejtjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në vazhdim z. Snopçe potencoi problemin lidhur me çeshtjen e raportimit të këtyre llojeve të krimeve të urrejtjes. Raportimi për këto probleme është I ndërlikuar për shkak të frikës nga identifikimi i rasteve, mospasja e besimit se organet kompetente do ndërmarrin masa për zbardhjen e tyre, si dhe për shkak të brengës për sigurinë personale nëse të njëjtat zbardhen.

Në kuadër të kësaj vizite z. Snopçe poashtu pati rastin që në mënyrë të drejtpërdrejtë të merr pjesë, respektivisht të jetë mysafir në mbledhjen e Komisionit Evropian ku Komesari Varhei e paraqiti si progres raportin e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Show More

Related Articles

Back to top button