Nuk kanë të ndalur rreshtimet me “Grupin e Zjarrit” , gjatë ditës së sotme.
Sot përveç të tjerëve, me “Grupin e Zjarrit”, është rreshtuar edhe Sedulla Mamuti, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së.
Në shpjegimin e tij, Mamuti thotë se është I pakënaqur nga koncentrimi i pushtetit tek një njeri, duke nënvizuar këtu zvkryeministrin e parë Artan Grubi.
“Mbështes nismën e z.Mexhiti dhe z.Bexheti, për meritokraci dhe reflektim të vullnetit të votuesve”, thuhet në shkrimin e tij në Facebook.