Ka shkuar në 28 numri i viktimave, ndërsa me dhjetëra të tjerë vijojnë të jenë ende të bllokuar nën tokë pas shpërthimit në një minierë qymyri në provincën Bartin në veri të Turqisë.
Ministri i Energjisë, Fatih Donmes deklaroi se paraprakisht mendohet që shpërthimi të jetë shkaktuar nga një xhep gazi në të cilin kanë hasur minatorët.
Gjatë momentit të shpërthimit në galeri kanë qenë 110 minatorë.
Ndërkaq një operacion kërkim-shpëtimi është duke vijuar që prej mbrëmjes së të premtes.