Trofeu i fituesve të Eurovizionit Kalush Orchestra është shitur në ankand për 900,000 dollarë dhe paratë do të përdorën për ushtrinë e vendit, shkruan skynews.
Gjatë festavikit, kënga e grupit Stefania mori një mbështetjeje të madhe nga pjesa tjetër e kontinentit pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Kalush Orkestra nxorri gjithashtu në ankand mikrofonin e kristaltë.
Paratë do të përdoren për të blerë sistemin e dronëve PD-2 për forcat e armatosura të Ukrainës, i cili përfshin tre avionë dhe një stacion kontrolli tokësor.
Kënga e grupit “Stefania”, e shkruar për nënën e këngëtarit, mundi konkurrencën nga rivalët kryesorë Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja në konkursin në qytetin italian të Torinos.
Kjo shënoi ngjarjen e parë të madhe kulturore në të cilën ukrainasit kanë marrë pjesë që nga pushtimi i Rusisë në shkurt, dhe shumë nga audienca valëvitën flamurin kombëtar të Ukrainës blu dhe të verdhë gjatë mbrëmjes./abcnews.al/