Të shtëna masive u dëgjuan pak para mesnatës së të shtunës në një restorant afër Zvornikut, në Bosnje Hercegovinë.
Një person ka humbur jetën, ndërsa tre janë plagosur, transmeton Klix.
Policia ka konfirmuar se 4 pacientë janë pranuar në Spitalin e Përgjithshëm të Zvornikut me lëndime të shkaktuara nga armët e zjarrit.
Një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.
Policia ka bërë me dije gjithashtu se autori i ngjarjes është larguar dhe ende po kërkohet vendndodhja e tij.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
© SYRI.net