BotaLajme

Grupi i parë ushtarak rus mbërrin në Bjellorusi

Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë më 15 tetor njoftoi mbërritjen e grupit të parë të ushtarakëve rusë pasi vendi njoftoi krijimin e një komande të përbashkët ushtarake rajonale. Autoritetet bjelloruse thonë se trupat ruse do të jenë pjesë e strukturës së re ushtarake.

Më 10 tetor, Lukashenko tha se vendi i tij filloi procesin e krijimit të një komande të përbashkët ushtarake rajonale me Moskën. Ai nuk shpjegoi se për çfarë do të ngarkohej formacioni i ri ushtarak.

Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Bjellorusisë, Pavel Myraveyko shtoi se Bjellorusia po merr pjesë aktive në luftën e Rusisë kundër Ukrainës duke “kryer disa detyra”.

Rusia ka përdorur territorin e Bjellorusisë si pikënisje për bombardimet e fundit të Ukrainës.

Show More

Related Articles

Back to top button