LajmeMaqedoni

Zanatçinjtë po luftojnë për mbijetesë në RMV

Zanatçinjtë po luftojnë për mbijetesë. Ende pa e marrë veten nga pasojat që u shkaktoi pandemia, u trokiti në derë kriza ekonomike. Ata druajnë se në një të ardhme të afërt do të detyrohen t’u vënë çelësin dyqaneve.

Ilço Trajkovski, kapelabërës është një nga zanatçinjtë më të vjetër në Çarshinë e Shkupit, zanat të cilin më parë e kanë ushtruar babai dhe gjyshi i tij. Ai thotë se zanatet po përballen me disa rreziqe si mungesa e interesimi të të rinjve, vlerësimi i punës së tyre dhe tani kriza ekonomike.

“Tani është edhe më e vështirë. Në pandemi i ulëm çmimet që të mund të punojnë. Tani të gjitha çmimet janë rritur, jo 50, por 100%. Tani te ne zanatçinjtë, ne që jemi prodhues që të mund të ekzistojmë, nuk mundet që një zanatçi të paguajë rrymë industriale dhe ta llogarisin si ndonjë fabrikë. Tani mendoj se çmimi është rritur 100%, Unë i shoh faturat”, tha Ilço Trajkovski- zanatli.

Përveç faturave, zanatçinjtë blejnë shumë herë më shtrenjtë edhe materialin bazë për prodhimet e tyre. Kjo ka bërë që Trajkovski të rrisë çmimin e kapelave dhe për momentin biznesi i tij mbijeton fal turistëve.

“Materiali bazë për kapelat më parë ishte 450 denarë për metër, tani është 1200. Kjo tregon gjithçka. Më shumë tani Çarshia mbijeton vetëm nga të huajt. Turistët na respektojnë për punën që bëjmë shumë më tepër se në vendin tonë. Kur ata e shohin se unë I bëj vet kapelat, ata e vlerësojnë shumë këtë. 02:38 Ai që ka zanat dhe nëse mbyll biznesin, ai me automatizëm do të shkojë jashtë vendit. Ky shtet do të mbesë në dorë të pensionistëve dhe të moshuarve. Unë po të kem 25 po 30 vjet nuk do rrija këtu asnjë minutë”, u shpreh Ilço Trajkovski- zanatli.

Me kalimin e viteve shumë zanate kanë mbetur pjesë e të kaluarës, disa prej të cilave për shkak të ndryshimit të mënyrës së jetesës si: Kazanë bërësit, sandall bërësit, saraçët, batanije bërës e të tjerë.\Telegrafi\

Show More

Related Articles

Back to top button