Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot në Shën Nikollë përuroi rekonstruktimin e objektit të MPB-së, përcjell TV21. Spasovski tha ky projekt i ka kushtuar buxhetit të MPB-së diku 16,5 milionë denarë, ndërsa theksoi se si institucion përmes objekteve me efikasitet energjetik kanë arritur të ulin faturat e energjisë elektrike për 45 milionë denarë.
“Nëse e shohim për dallim prej vitit 2017-2020, rreth 45 milionë denarë kemi ulje të pagesës së faturave të rrymës elektrike duke falënderuar investimet që kemi bërë në objekte përmes efikasitetit energjetik”, deklaroi Spasovski.