GostivarLajme

Panairi i ushqimit në Çegran/ Paratë e grumbulluara dedikohen për qendrën “Blue Puzzle”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Ushqimit, në shkollën fillore “Përparimi” në fshatin Çegran, u organizua “Panairi i Ushqimit”. Në hyrje të shkollës provohej buka e gatuar tradicionale nga pjesëmarrësit me mesazhin “Bukë e kripë e zemër”. Kështu u shërbye edhe kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari. Ky aktivitet i sivjetëm ishte zgjedhur nga pushteti lokal të zhvillohej në Çegran, shkollë kjo te e cila pas shumë vitesh pritje, bëhet rinovimi i tërësishëm i fasadës së jashtme. Në brendi të shkollës, mysafirëve u ndahej edhe nga një mesazh se sa e rëndësishme është ndërgjegjësimi sot që gjithçka të ndajmë bashkë dhe bota mos vuaj nga uria. Ushqimet e ekspozuara ishin të shumëllojshme ku dominonin ato tradiconale. Të gjitha ishin përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle me ndihmën e prindërve dhe mësimdhënësve të tyre. Panairi u hap nga drejtori i shkollës, Blerim Ameti.

Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari theksoi se pushteti lokal aktualisht është duke përgatitur hapjen e kuzhinës për ushqime të shëndetshme nga e cila do të furnizohen me ushqim nxënësit e shkollave fillore. Ai me këtë rast përmendi edhe investimet e bëra nëpër shkollat duke u ndalur edhe te shkolla e Çegranit te e cila pas përfundimit të fasadës, premtoi se do të ketë edhe rregullim të disa klasave.

Të pranishmit i përshëndeti edhe Aslian Snopçe, përgjegjëse për arsim pranë Komunës së Gostivarit.

Në panairi merrnin pjesë edhe drejtorë të shkollave tjera fillore të Gostivarit dhe mysafirë nga shkollat fillore të qytetit të Radovishit dhe Komunës së Sarajit. Ndryshe, paratë e grumbulluara nga “Panairi i ushqimit”, nxënësit e Çegranit kishin vendosur t’i dhurojnë te Qendra për Autizëm “Blue Puzzle” në Gostivar.

Show More

Related Articles

Back to top button