Qëllimi përfundimtar është që shkollat fillore dhe të mesme, kompanitë vendore, ndërmarrjet komunale publike dhe stacionet e pastrimit të kenë çmim më të ulët të energjisë elektrike se sa çmimi i tregut dhe në vend se të financojnë EVN dhe t’i paguhet marzhë, EMV direkt t’ua shesë atyre, tha kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit, Marko Bislimoski.
“Propozimi im është që EMV përmes kompanisë së saj të shitjes, drejtpërdrejtë t’ju shesë këtyre kategorive të konsumatorëve për një çmim që do të jetë më i ulët se çmimi që është aktualisht në tregun e rregulluar për konsumatorët e vegjël. Në këtë mënyrë do të shmangim që EVN Houm t’i jepen para shtesë për marzhë, ndërsa do të sigurojmë që EMV si kompani shtetërore që ka marrë subvencione nga shteti t’i zvogëlojë këto subvencione”, tha Bislimoski në emisionin Studio 10 në TV 24.
Në këtë mënyrë, siç theksoi ai do të ndihmohen shkollat, kompanitë dhe Ndërmarrjet publike komunale me një çmim të volitshëm dhe të pranueshëm për ta.
“Me propozimin e opozitës, nëse të gjitha kthehen në tregun e rregulluar të energjisë elektrike në atë rast çmimi i energjisë elektrike që EMV do t’ia shesë EVN Houm është 48 euro për megavat orë, por marzha e EVN Houm do të rritet për 5 deri në 6 milionë euro shtesë”, theksoi Bislimoski.
Kjo, sipas tij, në mënyrë shtesë do të bëjë presion për rritjen e çmimit që do të paguajnë të gjithë konsumatorët në tregun e rregulluar pas 1 janarit të vitit të ardhshëm.\Telegrafi\