LajmeRajon

Gjukanoviç: Për dy vite u provua shkatërrimi i themeleve të shtetit të Malit të Zi

Për dy vite ishim dëshmitarë të përpjekjeve që Mali i Zi të shndërrohet prej një shteti civil një shtet tjetër serb, deklaroi presidenti malazias, Millo Gjukanoviç.

Në një tubim elektoral në Danilovgrad, përvojën dy vjeçare që nga 20 gushti 2020, me blloqet e partive pro-serbe, Gjukanoviç e quajti “përjetim demokraik”.

“Përjetuam përpjekjet e mazorancës së re për të shkatërruar vetë themelet e shtetit të Malit të Zi”, u ka thënë Gjukanoviç të tubuarve.

 “Ishim dëshmitar të përpjekjeve që Mali i Zi të shndërrohet prej një shteti harmonik shumëkombësh dhe shumëfesh në një shtet në të cilin një komunitet i vetëm fetar do të kishte monopol, dhe jo vetëm mbi çështje fetare por mbi jetën në përgjithësi, mbi krejt shtetin e Malit të Zi, duke u paraqitur si interpretim i rremë i vetë historisë dhe si krijues i Malit të Zi”, ka thënë presidenti malazias.

Gjukanoviç aludoi në Marrëveshjen e ashtuquajtur Themeltare të nënshkruar nga kryeministri në mandatin teknik, Dritan Abazoviç dhe Kishës Ortodokse Serbe.

Në këtë marrëveshje, sipas partive sovraniste, falsifikohet historia e Malit të Zi dhe Kisha Ortodokse Serbe në sfera të shumta juridike barazohet me shtetin.

Show More

Related Articles

Back to top button