LajmeMaqedoni

BESA e gatshme të bashkëpunojë me ASH-në vetëm me një kusht

Lëvizja Besa është e gatshme të bashkëpunon me Aleancën për Shqiptarët derisa kjo e fundit qëndron opozitë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare kurdo që do të mbahen ato.

Bilall Kasami thotë se derisa ASH vendos të bëhet pjesë e Qeverisë, nuk mund të llogarisë në partneritetin parazgjedhor të Besës.

“Nëse flasim për bashkëpunim opozitar flasim për parti opozitare. Çdo parti e cila është në Qeveri nuk mund të pretendon se do të kemi një bashkëpunim opozitar. Ne jemi të gatshëm për bashkëpunim opozitar me të gjitha forcat të cilat kanë për qëllim rotacionin politik edhe në kapin shqiptar”, tha Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes Besa.

Ushtruesi i detyrës kryetar i ASH-së Taravari ka hedhur poshtë zërat se do të bëhen pjesë e Qeverisë. Nga ana tjetër kreu i Besës Bilall Kasami potencoi se partia e tij nuk do të jetë pjesë e kësaj Qeverie me asnjë kusht.

“Kemi mirëkuptim për situatën ku gjenden deri në kongresin partiak. Besojmë që reflektimi do të jetë pozitiv dhe do të kemi bashkëpunim opozitar. Për Lëvizjen Besa kjo Qeveri është e dështuar dhe duhet sa më shpejtë të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare që vullneti të vij në shprehje veçanërisht në kampin shqiptar”, u shpreh Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes Besa.

Kreu i Lëvizjes Besa u shpreh i gatshëm edhe për bashkëpunim me Alternativën derisa kjo e fundit shkon në opozitë si pasojë e ndryshimeve të mundshme brenda shumicës aktuale parlamentare./ Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button