Kryetari i nderit i VMRO-BND, Krasimir Karakaçanov ka theksuar se maqedonasit po sillen sikur Bullgaria është vend kandidat për në BE dhe se vendi i tyre po i lutet atyre, dhe jo ata neve.
“Shkupi, padyshim, nuk dëshiron ta përmbushë këtë marrëveshje (për miqësi dhe fqinjësi të mirë). Ata besojnë se duke pasur mbështetjen e disa faktorëve ndërkombëtarë, Bullgaria është e detyruar të gjunjëzohet. Shikoni reagimet e politikanëve të Shkupit. Ata veprojnë sikur ne jemi kandidatë dhe u lutemi atyre, jo ata neve. Atyre thuajse u ka ardhur pyetja që të na shpallin luftë, se ne jemi një lloj shantazhi. Hajdutët e historisë bullgare janë në Shkup,” tha Karakaçanov.
Ai shtoi se nëse do të ishte në vendin e kryeministrit Kiril Petkov, menjëherë do të kishte pezulluar negociatat me Maqedoninë, pasi që nuk po ndërmerr hapa të duhur sipas sipas marrëveshjes. “Kur të jeni gati të plotësoni kushtet ose t’i keni plotësuar ato, vazhdojmë të flasim”, deklaroi Karakaçanov./INA/