Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar ka zbardhë tri vjedhjet e rënda të raportuara gjatë këtij muaji, dy prej të cilave në shtëpi dhe një në veturë fshatrat e Gostivarit, Sanakos dhe Gorjan.
Më datë 14 të këtij muaji, tre të mitur nga Senokosi të moshës 14, 15 dhe 16 vjeç janë privuar nga liria dhe për ta janë përgatitur kallëzime përkatëse, për shkak të dyshimit për përfshirje në këto vjedhje.
Përveç tyre, një tjetër i mitur nga i njëjti fshat, i moshës 17 vjeç, dyshohet për përfshirje të drejtpërdrejtë në vjedhjet. Ndaj të gjithëve u është shqiptuar masa e kujdesit nga Gjykata Themelore e Gostivarit.