LajmeMaqedoni

Grubi nuk e vlerëson të humbur betejën me “grupin e Zjarrit”

Kuvendi hesht për dytë ditë duke mos njoftuar se si do të vepron kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi pas zgjedhjes si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të BDI. Pozita e tij partiake bie ndesh me pozitën si kryetar Kuvendi, respektivisht e kategorizuar me Kushtetutë.

Kushtetuta, Neni 67
“Funksioni Kryetar i Kuvendit nuk pajtohet me ushtrimin e funksionit, profesionit tjetër publik ose funksionit në parti politike”.

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi nuk u përgjigj në pyetjet nëse pas themelimit të organeve të partisë priten edhe ndryshime brenda kabinetit qeveritar. Grubi tha se ndjehet i lumtur që për herë të parë është emëruar anëtarë i kryesisë.

“Dua të uroj të gjithë anëtarë te Këshillit të Përgjithshëm dhe të gjithë anëtarë e rinj të kryesisë për zgjedhjen e tyre dhe në veçanti për përkrahjen që për herë të parë të jem i zgjedhur si anëtarë i kryesisë sepse deri tani kam marrë pjesë me automatizëm në punët e kryesisë së partisë si shef kabineti i kryetarit Ahmeti”, tha Artan Grubi, Zëvendëskryeministër i parë.

Në fund të nëntorit organet e reja të BDI-së do të ftojnë kabinetin qeveritar në llogaridhënie. Në mbledhjen e së shtunës, BDI zgjodhi këshillin e përgjithshëm, nënkryetarët dhe sekretarët, ndërsa me propozimet e Ahmetit nuk u pajtua kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi i cili kërkoi që të shtohet një nënkryetar i cili do të ishte nga radhët e degës së Gostivarit. Grupi i zjarrit në parti do të përfaqësohet me nënkryetarin, Izet Mexhiti, sekretarin organizativ, Blerim Besheti dhe Musa Xhaferi në Këshillin Mbikëqyrës. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button