LajmeRajon

Ministri i Vuçiqit e falënderon Brazilin për pengimin e pranimit të Kosovës në Interpol

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, i ka shprehur falënderime Brazilit për pengimin e pranimit të Kosovës në Interpol.

Kështu po raportojnë mediat serbe, duke thënë se falënderimi iu shpreh Koordinatorit të Përgjithshëm të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Brazilit, Luiz Roberto Ungareti de Godoja dhe zëvendëspresidentit të Interpolit për Amerikën Veriore dhe Jugore, Valdes Urquiz, përcjell lajmi.net.

“…falënderoi Brazilin për respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë dhe pengimin e pranimit të Kosovës në Interpol”, citohet të thuhet në komunikatën e MPB-së serbe.

Kosova as vjet e as sivjet nuk ka synuar të aplikojë në Interpol. Udhëheqës institucionalë kanë thënë se po bëjnë përgatitjet e duhura në mënyrë që të jenë përfundimisht pjesë e organizatës.

Kërkesën për anëtarësim, Kosova për herë të parë e paraqiti më 2010.

Kurse, së dyti, më 2015-ën, nuk arriti të përfshihet në rendin e ditës.

Asaj i duhen dy të tretat e votave për anëtarësim në Interpol. /Lajmi.net/

Show More

Related Articles

Back to top button