LajmeRajon

Inflacioni në Bullgari në nivelin më të lartë që nga viti 1998

Inflacioni në Bullgari është rritur në shtator dhe e ka arritur nivelin më të lartë në 24 vitet e fundit, njoftoi Instituti kombëtar i statistikave.

Çmimet e konsumit janë rritur për 18.7 për qind nga viti në vit në shtator, më shpejt se rritja prej 17.7 përqindëve në gusht.

Inflacioni i fundit i lartë, ka qenë nga maji i vitit 1998, kur ishte 18.8 përqind.

Vetëm shpenzimet për shërbimet komunale janë rritur për 30.6 për qind në nivel vjetor në shtator, ndërsa çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike janë rritur për 25.5 për qind.

Në bazë mujore, çmimet e konsumit në shtator janë rritur për 1.2 për qind.

Show More

Related Articles

Back to top button