LajmeMaqedoni

Në Shkup sanksionohen 209 shoferë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (17.10.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 209 sanksione, prej të cilave gjashtëmbëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shofer, njëzet e tri gjoba për kundërvajtje të këmbësorëve, tetë gjoba për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit.
Poashtu janë shqiptuar edhe dhjetë masa për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, tetë sanksione për shoferët e motoçikletave, shtatë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), katër masa ndaj shoferëve fillestarë, shtatë masa për errësimin e xhamave në mënyrë të parregulltë…
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Show More

Related Articles

Back to top button