Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar ka kërkuar falje, pasi pranoi se qeveria e udhëhequr nga ajo ka bërë gabime lidhur me mini-buxhetin që gjatë muajit të kaluar tronditi tregjet financiare, shkroi të martën Euronews.
Lis Truss foli pas ministri i ri i Financave, Jeremy Hunt, ndryshoi planet e saj ekonomike, duke ndërhyrë në shkurtimet e taksave dhe propozimet e shpenzimeve që paraardhësi i tij, Kwasi Kwarteng, njoftoi më pak se një muaj më parë.
“Tani e kuptoj se kemi bërë gabime. Më vjen keq për gabimet, por ato tashmë janë rregulluar. Kam emëruar kancelar të ri dhe kemi rivendosur stabilitetin ekonomik dhe disiplinën fiskale”, ka thënë Truss për BBC-në.
Kthimi i shpejtë i Huntit në mini-buxhetin e Trussit ka minuar autoritetin e kryeministres, madje është vënë në pikëpyetje se sa gjatë mund të qëndrojë ajo në detyrë.
Hunti ka thënë se pothuajse të gjitha masat e mëparshme tatimore do të anulohen në një lëvizje që synon të mbledhë 32 miliardë funte në vit.