LajmeRajon

Arrestohet një serb në Hungari, akuzohet për vrasjen e 33 civilëve në Kosovë

Një serb është arrestuar në Hungari.

Ai akuzohet për vrasjen e 33 civilëve gjatë luftës në Kosovë.

Sipas mediave hungareze i njëjti është arrestuar në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Urdhërarresti është lëshuar shtatorin e kaluar për shkak të krimeve të luftës të kryera kundër popullatës civile.

Bëhet e ditur se autoritetet hungareze do ta shqyrtojnë mundësinë e ekstradimit të të dyshuarit dhe se Prokuroria nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë do të kalojë në kontakt me autoritetet gjyqësore të Kosovës.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk