LajmeMaqedoni

Fajon bënë thirrje që deri në fund të skriningut të miratohen ndryshimet kushtetuese

Shefja e diplomacisë sllovene Tanja Fajon, e ndodhur për vizitë në Shkup, bëri thirrje që deri në fund të skriningut të miratohen ndryshimet kushtetuese, shkruan Alsat.

Sipas saj, çështja e anëtarësimit të Sllovenisë në BE i ka bashkuar të gjitha subjektet politike dhe ajo pret që kjo të ndodhë edhe këtu.

Fajon shpreson në konsensus ndërpartiak për integrimin evropian. Ministrja sllovene ofroi mbështetje gjatë negociatave me Komisionin Evropian dhe theksoi se viti 2030 është synim real për anëtarësimin e Maqedonisë.

“U bëj thirrje të gjitha forcave politike që ta mbështesin rrugën e unitetit, të përgjegjësisë dhe dëshirojmë që ndryshimi i Kushtetutës të vijë sipas afatit kohor, që do të thotë që negociatat të mund të vazhdojnë pa ngarkesa shtesë, pra, të mos ketë vonesa dhe se ato të miratohen deri në fund të skriningut të legjislacionit”, tha Tanja Fajon– ministre e Punëve të Jashtme të Sllovenisë./ Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button