BotaLajme

30-vjeçari që e vrau shqiptarin e Kosovës në Gjermani dënohet me burgim të përjetshëm

Një shtetas gjerman është dënuar me burgim të përjetshëm pasi në janar të këtij viti, e kishte vrarë një shqiptar nga Kosova.

Vrasja kishte ndodhur pasi viktima nga Kosova ishte i dashuri i ish-partneres së tij me të cilën gjermani ishte ndarë, raportojnë mediat në Gjermani.

Vendimin për burg të përjetshëm e mori Gjykata e Freiburgut, me arsyetimin se i akuzuari e qëlloi me armë në gjoks viktimën.

Krimi ndodhi në rrugën përballë banesës së gruas në Freiburg, ndërsa viktima ndërroi jetë në spital dhe u varros disa ditë më vonë në Kosovë.

Në seancën gjyqësore ishin të pranishëm edhe familjarët e viktimës, të cilët duartrokitën kur gjykata vendosi dënimin burg përjetë.

Ndërkohë, avokati i gjermanit ka deklaruar se do ta apelojë vendimin.

 

Show More

Related Articles

Back to top button