LajmeMaqedoni

Avokati i Popullit: Nismë për ndryshime në ligjet për përmbarim

Avokati I Popullit, Naser Ziberi, njoftoi se në Qeverinë e RMV-së do të dorëzojë nisma për ndryshime në Ligjin për marrëdhënie detyrimore dhe ligjet për përmbarim. Ndryshimet kanë të bëjnë për pjesën e pagesës së kamatave në procesin e përmbarimit.

Avokati I Popullit propozon që interesi apo kamata ndëshkuese nuk mund të jetë më e lartë se borxhi bazë, respektivisht se ndryshimet duhet të rezultojnë me atë se kur kamata të mbërrijë borxhin kryesor I njëjti të ndërpritet.

Nevojën për ndryshime, Avokati I Popullit Naser Ziberi e ilustroi me disa shembuj ku qytetarve borxhi u paguhet me 1/3 apo 1/5 e pagave dhe pensioneve të tyre.

“Përmbarimi nis në vitin 2013, duhet të paguhet kamata për vitin 2010. Batohet ndalesa prej 1/3 e pensionit. Borxhi kryesor është 371.367 denarë deri në 2022, kur pala I drejtohet Avokatit të Popullit. Për nëntë vite janë paguar 885.138 denarë prej të cilëve 783.628 janë si kamatë për borxhin kryesor. Do të thotë për borxh prej 371.000 denarë vetëm kamatë paguhet 783.628 denarë dhe e njëjta vazhdon” – deklaroi Naser Ziberi.

Avokati I Popullit konstaton se me mënyrën ekzistuese të zbatimit të përmbarimit cënohet dhe rrezikohet ekzistenca e qytetarëve, kurse disa qytetarë për shkak të kamatës mund të bien në “robërinë e borxheve” duke mos patur mundësi t`I paguajnë mjetet e borxhit dhe interesit. Shpresohet se Qeveria dhe Kuvendi seriozisht do ta shqyrtojnë këtë nismë dhe në kohë të shkurtër të zbatohet në praktikë. /KlanMacedonia/

Show More

Related Articles

Back to top button