LajmeRajon

Shqipëria merr më 1 qershor Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Shqipëria do të marrë nga data 1 qershor 2022 Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, raporton noa.al. Kjo Presidencë do të jetë për një muaj deri më 1 korrik 2022.

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka do të shkojnë nesër në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara për të marrë pjesë në eventin e dorëzimit të Presidencës.

Shqipëria u pranua anëtare e OKB më 14 dhjetor 1955 dhe pas 66 vjetësh anëtarësie, u votua për herë të parë si anëtare në Këshillin e Sigurimit.

Ky këshill përbëhet nga 15 anëtarë, ku SHBA, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina janë anëtare të përhershme ndërsa 10 vendet e tjera anëtare kanë mandat dyvjeçar.

Show More

Related Articles

Back to top button