BotaLajme

OBSH: 99 fëmijë ndërrojnë jetë për shkak të dëmtimit akut të veshkave

OBSH po heton rastin e fataliteteve që dyshohet se është shkaktuar nga shurupet për kollën

Afro 100 fëmijë kanë ndërruar jetë si pasojë e dëmtimit akut të veshkave në Indonezi.

Kjo vjen pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë ngriti alarmin në botë për katër shurupe për kollën të cilat sipas këtij institucioni lidheshin me vdekjen e 66 fëmijëve në Gambia, rast i cili po hetohet.

Zyrtarët në Indonezi thanë se këto produkte nuk gjenden më në treg dhe se nuk ekziston asnjë mundësi që ato të përfundojnë tek fëmijët.

“Si masë parandaluese, ministria u ka kërkuar të gjithë punonjësve të sistemit shëndetësor që të ndalojnë përkohësisht recetën apo ofrimin e ndonjë ilaçi të lëngshëm apo shurup derisa të përfundojë hetimi ynë”, tha në një konferencë për shtyp një zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë.

Në Indonezi është formuar një ekip ekspertësh për të shqyrtuar rritjen e rasteve me dëmtim akut të veshkave tek fëmijët, i përbërë nga zyrtarë vendas të shëndetësisë dhe përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Zyrtarë të OBSH-së më herët deklaruan se shurupet për kollën dhe ftohjen të prodhuar nga Maiden Pharmaceuticals në Indi, mund të jenë dërguar dhe shpërndarë jashtë Afrikës duke çuar në frikën e ekspozimit të mundshëm global.

Klan News

Show More

Related Articles

Back to top button