LajmeRajon

Kosovë: Todosijeviq dënohet me një vit burgim, e kishte quajtur trillim masakrën e Reçakut

Ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL)  nga radhët e Listës Serbe, Ivan Todosijeviq është dënuar me një vit burgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Todosijeviq u gjet fajtor për nxitje të urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit kombtar, racor, fetar ose etnik, pak vjet pasi nëcilësinë e ministrit, kishte marrë guximin ta quante trillim masakrën e Reçakut.

Prokurori Atdhe Dema, në fjalën përfundimtare kishte thënë se Todosijeviq e ka sulmuar një popull të tërë duke nxitur urrejtje e përçarje.

Dënimi i Todosijeviqit vjen pasi Gjykata Supreme e kishte kthyer rastin në rigjykim, pak pasi politikani serb ishte dënuar me dy vjet burgim.

“Arsyeja për agresionin në shtetin tonë ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi… Masakra e Reçakut ishte trillim… Janë terroristët shqiptarë që e trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi… Për këtë, sot e kësaj dite askush nuk ka dhënë përgjegjësi…Kanë bërë krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë shtëpiak të mirë serb dhe policë në vendin e tyre të punës… gjak pirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit edhe pas ardhjes të së ashtuquajturës mision paqësor në Kosovë e Metohi”, pati thënë Todosijeviq në mars të vitit 2019.

Në masakrën e Reçakut, në janar të vitit 1999, ishin vrarë 45 civilë nga ushtria serbe. /EkonomiaOnline/

Show More

Related Articles

Back to top button