LajmeMaqedoni

Putin shpall ligjin ushtarak në katër rajonet e okupuara të Ukrainës

Presidenti rus Vladimir Putin sot ka shpallur aktivizimin e ligjit ushtarak në katër rajonet e pushtuara të Ukrainës, ku së fundmi Moska shpalli aneksimin e tyre.

Putin këto komente i bëri gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit, derisa autoritetet pro-ruse në Kherson kanë filluar me evakuimin e 60 mijë personave në këtë qytet, e rusët me tërë kapacitetet po sulmojnë infrastrukturën energjetike të Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Shpallja e ligjit ushtarak në Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia do të duhej t’i jepte zyrtarisht të drejtë Kremlinit që ta forcoj kontrollin mbi katër rajonet ukrainase që janë nën kontrollin e rusëve.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, Putin prezantoi ligjin ushtarak si një teknikë, duke theksuar se gjendja e luftë de facto ekziston tashmë në këto rajone, por se kjo është një përgjigje ndaj disfatës ushtarake ruse dhe kundërofensivës ukrainase në lindje dhe jug të vendit.

Kështu të paktën pretendon në Twitter, Max Seddon, kreu i zyrës së Moskës të Financial Times.

E Kevin Rothrock, redaktor i portalit të pavarur rus Meduza, ka shpjeguar se çfarë nënkupton shpalla e ligjit ushtarak që i mundëson Kremlinit të operojë më shumë në këto rajone.

Me ligjin ushtarak mundësohet futja e orës policore, kufizime që kanë të bëjnë me udhëtimin dhe vendin e banimit, cenzurë ushtarake, ndalimin e protestave dhe shumë tjera, thotë Rothrock. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button