BotaLajme

Erdogan dhe Putin marrëveshje për krijimin e një qendre të gazit natyror në Turqi

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, në një deklaratë ditën e sotme se kishte rënë dakord me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për të krijuar një qendër të gazit natyror në Turqi.

Duke folur me anëtarët e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), Erdogan tha se Europa do të jetë në gjendje të furnizohet me gaz natyror përmes qendrës në Turqi, pas shkatërrimit pothuajse total të tubacioneve Nord Stream.

“Tani për tani, Europa po kërkon se vende ku mund të furnizohet me gaz natyror. Turqia nuk ka një problem të tillë. Në takimin tonë të fundit ne ramë dakord me Putinin që do të ndërtojmë një qendër të gazit natyror këtu.

Europa mund të marrë gaz natyror nga Turqia”, tha Erdogan.

Show More

Related Articles

Back to top button