Me rastin e 11 vjetorit të ndarjes nga jeta të Ismail Mehmedit – Komandant Fishekut, në fshatin Sërmnovë të Gostivarit, u bënë homazhe në vendprehjet e dëshmorëve Naser Veliu, Avni Elmazi dhe Ismail Mehmedi. Programi përkujtimor u hap me një minut heshtje, për të vijuar më pastaj me fjalimin e Fatmir Kocit nga Drenica e Kosovës, i cili si bashkëluftëtar i Fishekut, evokoi kujtime për të.
Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë edhe përfaqësues të partive politike, mesin e tyre kryetarë të degëve të BDI – së në Gostivar dhe Vrapçisht, Valdet Xhaferi dhe Nebi Rexhepi si dhe sekretari organizativ i këtij subjekti, Faton Ahmeti. Ky i fundit tha se si gjeneratë e re e kanë obligim amanetin e dëshmorëve ta çojnë në vend.
Në emër të familjes së komandant Fishekut, të pranishmit i përshëndeti i biri i tij, Betim Mehmedi.
Në fund, shumë familjar të dëshmorëve, miq dhe mysafir të ardhur nga të gjitha viset shqiptare, vendosën kurora me lule te vendprehja e Ismail Mehmedit, i njohur ndryshe si shqiponja me tre fole të UÇK-së, pasi ai ishte pjesmarrës në tre luftrat, atë në Kosovë, Preshevë dhe Maqedoni.