LajmeMaqedoni

Aksident në Shkup, lëndohet një i mitur

Një i mitur ka marrë lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë ne Bulevardin “Nikolla Karev” e njohur si rruga e Plastikave.

Ngjarjen në fjalë e konfirmuan edhe nga MPB.

“Sot në ora 18:15 në SPB Shkup është raportuar se një veturë në Bul. Nikolla Karev ka goditur një të mitur duke kaluar rrugën në këmbsori. Këmbësori është transferuar në Klinikën Nënë Tereza për ndihmë mjekësore. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB për “KlanM”

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes shprehen se në këtë kalim rruge shumë pak ose fare nuk janë të dukshme vizëbardhat për këmbësorët.

Show More

Related Articles

Back to top button