LajmeMaqedoni

Një person nga Bullgaria kapet me thikë para klubit bullgar në Ohër

Një person nga Bullgaria, me dy thika në dorë, është arrestuar në afërsi të klubit kulturor bullgar “Car Borisi i Tretë” në Ohër.

Personi i cili ka lëvizur afër klubit bullgar, është dukur i dyshimtë për policët që kanë qenë afër, dhe gjatë kontrollit të tij i janë gjetur thika prej 10 dhe 15 centimetra.

SPB Ohër sot njoftoi se në qendrën tregtare “Amam” në Ohër rreth orës 11 është arrestuar personi I.N.I (22) nga Bullgaria.

“Gjatë kontrollit, i janë gjetur dhe konfiskuar dy thika, me çka ka bërë shkelje të nenit 80 të Ligjit për armë”, tha zëdhënësi Stefan Dimovski.

Ai ka sqaruar se vepra penale është proceduar me procedurë të shpejtë, sepse është shtetas i huaj dhe personit i është ndaluar hyrja në Republikën e Maqedonisë së Veriut për dy vjet.

Show More

Related Articles

Back to top button