LajmeMaqedoni

Tupançeski: Nisma e Avokatit të Popullit pasi të dorëzohet do të shqyrtohet nga grupi punues

Shkup, 20 tetor – Të mos harrojmë se Ligji për përmbarim nuk e rregullon lëndën e interesit ndëshkues. Kjo lëndë është pjesë e Ligjit për marrëdhëniet e detyrimeve, dhe për momentin është formuar grupi punues, i cili po punon për Kodin Civil, në të cilin përfshihet edhe Ligji për marrëdhëniet e detyrimeve, theksoi ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançeski, duke komentuar nismën e Avokatit të Popullit Naser Ziberi për ndryshimet në Ligjin për marrëdhëniet e detyrimeve dhe Ligjit për përmbarim, të cilat i referohen çështjes së interesit ndëshkues.

“Në atë drejtim, të gjitha sugjerimet, qoftë edhe nga Avokati i Popullit, duhet t’i dorëzohen grupit punues që tashmë ekziston dhe është duke punuar për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për marrëdhëniet e detyrimeve dhe duhet të veprohet në varësi të përshtatshmërisë së propozimeve”, deklaroi Tupançeski në aktivitetin “Pasqyrë e reformave lidhur me drejtësinë për fëmijët”.

Ai thekson se si ministër nuk ka as autorizim e as kompetencë për të pranuar nismën, duke treguar se ekziston një grup punues dhe pasi të dorëzohet, grupi punues do të vendosë për të.

Show More

Related Articles

Back to top button