LajmeMaqedoni

Vonesë prej 5 ditëve në pagesën e rrogave, punonjësit e “Postës së Maqedonisë” në ditën e dytë të protestës paralajmëruese

Të punësuarit në “Postën e Maqedonisë” sot kanë vazhduar ditën e dytë të të ashtuquajturës protestë paralajmëruese. Ata thonë se gjatë pauzave do të protestojnë nëpër të gjitha qytetet e vendit, ndërsa kërkojnë që tu paguhen me rregull rrogat, pasi rroga e tyre për muajin shtator është vonuar për pesë ditë.

“Bëhet fjalë për 2.200 të punësuar, këto janë 2.200 familje. Kërkesa është që jo vetëm të paguhet rroga, por rregullisht të ketë pagesa të rrogave. Jo secilin muaj të ardhshëm ne të frikësohemi nëse do të kemi rrogë me datën 15 ose nëse do të vonohet”, deklaroi kryetar i Sindikatës së Postës së Maqedonisë Boro Veligdenov, duke shtuar se në rast se deri të martën nuk paguhen rrogat, punonjësit do të protestojnë para Qeverisë.

Show More

Related Articles

Back to top button