LajmeMaqedoniRajon

“Ballkani i Hapur” është i mirë nëse përfshihen të gjitha vendet, thotë ambasadorja çeke në Mal të Zi

Ambasadorja e Çekisë në Mal të Zi, Janina Hrebiçkova duke komentuar nismën “Ballkani i Hapur”, tha se është prioritet që vendet kandidate për anëtarësim në BE të respektojnë reformat e vështira që të çojnë drejtpërdrejt në Union.

“Ne do të vazhdojmë të gjitha projektet që mbështesin atë rrugë”, tha ajo në TVCG, transmeton Klankosova.tv.

Ajo deklaroi se prioritet i tyre është gjithëpërfshirja dhe se do të ishte mirë që të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e kësaj nisme.

“Në Ballkanin e Hapur ka vetëm tre, dhe tre nuk janë gjashtë. Kjo përgjigje është mjaft e qartë. Nëse, për shembull, do të krijohej një platformë e re ku do të përfshiheshin të gjashtë dhe do të harmonizohej me të gjitha normat dhe standardet e BE-së. , atëherë pse jo, nëse do të ishte një urë nga pika A në BE, dhe jo nga pika A në pikën B, pastaj në pikën C, dhe BE-ja do të mbetej diku në fund. Kjo nuk do të ishte mirë për ne.” tha Hrebiçkova, transmeton Klankosova.tv.

Ajo theksoi se vetë vendet vendosin se cilës nismë do t’i bashkohen dhe se BE-ja nuk mund t’i detyrojë të bëjnë asgjë, nëse vendosin për “Ballkanin e Hapur”.

“Sa i përket Republikës Çeke, nëse ne do të ishim në vendin e tyre, atëherë do të dëshironim të respektonim reformat e vështira që do të na çonin drejtpërdrejt në anëtarësimin në BE2”, tha Hrebiçkova.

Nismëtarë të “Ballkanit të Hapur”, që përfshin Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, janë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Kjo iniciativë u mor në tetor të vitit 2019.

Show More

Related Articles

Back to top button