LajmeMaqedoni

Sali: Dukshëm është ulur vdekshmëria e foshnjeve të sapolindura

Të mërkurën është shënuar 75 vjetori i themelimit të Klinikës Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës. Aty janë investuar rreth 2.2 milionë euro për blerjen e pajisjeve të reja mjekësore bashkëkohore, për instrumente mjekësore, si dhe për përmirësimin e sistemit të informacionit të Klinikës.

“Me gjithë këto investime dhe me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, UNFPA-së dhe UNICEF-it për zhvillimin dhe implementimin e master-planit për kujdesin perinatal, kemi arritur progres të dukshëm në sistemin shëndetësor, që shënon rënie të ndjeshme të vdekshmërisë perinatale nga 14.8 promilë në vitin 2017 në 9.2 promilë në vitin 2021”, njoftoi me këtë rast ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.\Almakos\

Show More

Related Articles

Back to top button