LajmeMaqedoni

Pendarovski: Krizat në vazhdimësi rrezik për infrastrukturën kritike

 Presidenti Stevo Pendarovski ka marrë pjesë në konferencën “Drejt rezistencës dhe mbrojtjes së infrastrukturës kritike; këmbimi rajonal” që organizohet nga Fondacioni “Fridrih Ebert” në bashkëpunim me qendrën presidenciale për arsim politik. Në këtë konferencë Presidenti Pendarovski është prononcuar edhe për sfidat aktuale me të cilat përballet vendi por edhe bota.

Tashmë nuk shtrohet pyetja nëse do të ketë krizë të re, por si dhe me çfarë intensiteti do të jetë kriza e ardhshme – është shprehur I prerë Presidenti Pendarovski, duke përmendur krizën shëndetësore me pandeminë e COVID-19 por edhe agresionin rus në Ukrainë, në kontekst të mbrojtjes së objekteve dhe sistemeve me rëndësi kritike.

“Sot jemi dëshmitarë se si luftën që Rusia e zhvillon në Ukrainë njëkohësisht është edhe luftë hibride kundër pjesës më të madhe të vendeve të Evropës që dënuan agresionin rus. Sulmet ndaj centraleve bërthamore në Ukrainë jo vetëm që cënojnë trregun e energjisë elektrike, por paraqesin rrezik real për shkaktimin e incidenteve bërthamore me pasoja të paparashikueshme për kontinentin”, deklaroi Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski.

Show More

Related Articles

Back to top button